DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Festivali i filmit në Berlin ngre siparin ditën e sotme

Shpërndaje

Berlinalja, festivali traditë i filmit në Berlin ka ngritur siparin ditën e sotme. Sipas organizuesve jo të gjithë filmat do të shfaqen në mars, pasi disa filma do të rezervohen për publikun e gjerë për në qershor, kur dhe mund të shtrohet vërtetë tapeti i kuq.

Për shkak të pandemisë, organizatorët kanë vendosur, që festivali të zhvillohet në dy evente të veçanta. “Industry Event”, që do të jetë online dhe i kufizuar vetëm me pjesëmarrjen e kineastëve dhe gazetarëve nga 1 deri më 5 mars . Dhe “Summer Special” me shfaqjet publike të filmave nga 9 deri më 20 qershor.

Fituesit e kupës Ariu i Artë do të shpallen më 5 mars.

Mbi 470 filma nga 60 vende janë në listën e punës përgjatë një jave. Të gjithë janë regjistruar në versionin digjital të EFM, ndërsa mbi 200 sipërmarrje marrin pjesë për herë të parë në festival.

 

Burimi: Deutsche Welle

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *