DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfimi ekskluziv i Megan dhe Harry: Kishin frikë se historia e Dianës do përsëritej

Shpërndaje

Sikundër është paralajmëruar më herët , më datën 7 Mars, CBS do të publikojë intervistën e parë ekskluzive të Megan dhe Harry pas largimit nga familja mbretërore .

Ndërsa të gjithë janë gjithësyrësh për të mësuar detaje ekskluzive nga jeta e re e Megan dhe Harry në Amerikë, stacioni televiziv CBS publikoi një pjesë të shkurtër nga intervista “intime” e tyre përballë yllit amerikan të televizionit Oprah Winfrey.

Veç të tjerash duket se Harry shpjegon edhe vendimin e tij për tu larguar nga gjiri i familjes mbretërore.

“Shqetësimi im më i madh ishte se historia po përsëritej”, – deklaroi princi 36-vjeçar duke iu referuar vdekjes së nënës së tij, vrarë në vitin 1997 në një aksident në Paris, ndërkohë që po përpiqej t’u shpëtonte paparacëve që po e ndiqnin.

Duka e Sussex-it ka pasur një marrëdhënie të vështirë me tabloidët britanikë dhe ka deklaruar së fundi se presioni i shtypit britanik kishte përkeqësuar shëndetin e tij mendor.

“Jam vërtet i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur aty duke folur me ju me bashkëshorten në krah”, -deklaroi princi Harry, duke mbajtur dorën e Meghan, në këtë intervistë.

Princi Harry, i cili bëri shtypin pjesërisht përgjegjës për vdekjen tragjike të nënës së tij, princeshës Diana, deklaroi për yllin e televizionit amerikan, Oprah Winfrey se kishte frikë se historia do të përsëritej.

Princi Harry, 36 vjeç, i gjashti në rendin pasardhës për kurorën britanike ka dënuar disa herë presionin e medias ndaj çiftit dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore e tërheqjes së tij nga familja mbretërore, efektive që prej prillit 2020.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *