DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas dëmshpërblimit në shumën marramendëse, Megan Markle përballet me akuzat për bullizim

Shpërndaje

Megan Markle u dëmshpërblye në vlerën 450,000 paund si një pagesë e përkohshme ligjore pasi ajo fitoi një kërkesë për privatësi kundër ‘Mail On Sunday’ (media në pronësi të ‘DailyMail’), e cila kishte publikuar një letër që Megan i kishte shkruar babait të saj.

Ky dëmshpërblim vjen si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës së Lartë të Londrës muajin e kaluar e cila doli në përfundimin se tabloidi britanik kishte shkelur privatësinë e saj dhe të drejtën e autorit duke botuar pjesë të letrës me pesë faqe që ajo i shkroi babait të saj, Thomas Markle, në prag të dasmës së saj me Princin Harry.

Së fundmi Megan Markle është vënë sërish në shënjestër të shtypit, teksa është vënë në akuzë se ka bullizuar stafin mbretëror. Dukesha e Sussex-it u vu përballë akuzave pas një artikulli të publikuar një ditë më parë nga “Sunday Times”, ku thuhej se kishte poshtëruar dhe dëbuar dy anëtarë të stafit mbretëror. Në përgjigje të akuzave, avokatët e Meghan dhe Harry thanë se Times ishte “duke u përdorur nga Pallati Buckingham për të shitur një rrëfim krejtësisht të rremë” para intervistës për Oprah Winfrey që pritet të publikohet të dielën.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *