DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’I ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift.”- fansat kërkojnë bojkotimin e serialit të Netflix

Shpërndaje

Një skenë e etiketuar si ‘’seksiste’’  në filmin  “Ginny dhe Georgia” të Netflix ka revoltuar këngëtaren e njohur Taylor Swift dhe fansat e saj të cilët kanë kërkuar njëzëri bojkotimin e serialit.

Në një skenë, personazhi kryesor Ginny Miller i drejtohet nënës së saj Georgias, duke i thënë: “Ti i ndërron burrat më shpejt se Taylor Swift.”.

Edhe vetë Taylor Swift ka reaguar me anë të një statusi ironik në Twitter.

“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur. Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.”  shkroi Taylor.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *