Gjithmonë e bukur dhe në formë , ja sa vjeç bën sot Leonora Jakupi
Shpërndaje

Një nga këngëtaret më të pëlqyera në mbarë trojet shqiptare, Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen e saj të 42-të.
Pavarësisht se vitet kalojnë ajo vazhdon të mbetet po e njëjta vajzë e bukur dhe plot energji pozitive siç ka qenë në fillimet e debutimeve të saj të para në skenë.
Rruga e saj artistike ka filluar që në moshë të hershme, megjithatë pavarësisht se ka shumë vite karrierë dhe e kemi parë në ekran që në adoleshencë, pamja e këngëtares e ka fshehur gjithmonë moshën e saj të vërtetë.
Në këtë ditë të veçantë të lindjes, urimet nga fansat dhe miqtë e saj më të mirë nuk kanë munguar. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa nga urimet e ëmbla që ka marr. Kujtojmë që këngëtarja ka konfirmuar pak kohë më se është duke jetuar një histori dashurie, por duke e mbajtur këtë histori larg syrit të kamerave dhe publikut.
View this post on Instagram