DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Vonesat për shkak të COVID-19, ja çfarë do të ndodh me Javën e Modës në Paris

Shpërndaje

Java e Modës në Paris ka shtuar një ditë shtesë në kalendarin e saj, për shkak të vonesa që janë krijuar në prezantimin e koleksioneve nga shtëpitë e modës, diktuar kjo edhe nga pandemia e koronavirusit.

‘’Fédération de la Haute Couture et de la Mode’’ ka lajmëruar se koleksionet do të shfaqen nga data 1 deri në 10 mars.

Dior, i planifikuar fillimisht për 4 mars, ka zhvendosur shfaqjen e tij në 8 mars. Olivier Theyskens ka shtyrë prezantimin e koleksionit të tij, fillimisht në 5 mars, pa caktuar një datë të re. Mugler gjithashtu nuk do të shfaqet më në 3 mars, por diku më vonë atë muaj. Louis Vuitton, i cili fillimisht do të zbulonte koleksionin e tij në 9 mars, është zhvendosur në ditën tjetër, pa specifikuar arsyen.

Vlen të theksohet se një numër i konsiderueshëm brandesh nuk do të marrin pjesë në Javën e Modës, përfshirë këtu brade si :Saint Laurent, Balenciaga dhe Alexander McQueen.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *