U grabitën 38 vjet më parë, kthehen në Muzeun e Luvrit dy objektet e rëndësisë së veçantë
Shpërndaje

Dy objekte me vlera historike dhe kulturore të vjedhura më shumë se 38 vjet më parë janë kthyer në zotërimin e Muzeut të Luvrit.
Sipas njoftimit të Muzeut të Luvrit, objektet janë një përkrenare dhe pjesa e pasme e veshjes së një kalorësi të Rilindjes.
Objektet, të zbukuruara me ar dhe argjend, u zhdukën gjatë natës së 31 majit 1983, në rrethana që ende mbeten të pasqaruara për policinë.
Aktualisht, baza e të dhënave të policisë franceze të pasurisë kulturore të vjedhur ”Treima” rendit rreth 100 000 vepra arti të humbura.
Vjedhja e fundit nga Muzeu i Luvrit thuhet të jetë një pikturë nga piktori francez i peizazhit Jean-Baptiste Camille Corot (1796-1875) e cila besohet se daton që nga viti 1998.