DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Sanremo 2021/ Ermal Meta pretendenti kryesor për të fituar çmimin e madh

Shpërndaje

Ermal Meta ka shkëlqyer mbrëmjen e 3 marsit në Sanremo me performancën e tij me këngën “Un millione di cose da dirti”.

Kënga e artistit më origjinë shqiptare është vlerësuar së shumti edhe nga kritika , por edhe shtypi duke u cilësuar si kënga me poezinë më të bukur.

Sipas klasifikimit paraprak bazuar në votat e publikut të shprehura në të gjitha netët e Sanremos këngëtari shqiptar kryeson listën për 26 artistët big.

Rikthimi pas tre vitesh në Sanremo, pas fitores me Fabrizio Moro në Sanremo dhe vendit të pestë në Eurovision Ermali e nis me një këngë dashurie mjaft intime që vetë ai e kishte krijuar tre vite më parë, por që kishte pritur momentin e duhur për ta shfaqur.

 

Renditja paraprake:

  1. Ermal Meta
  2. Annalisa
  3. Ëillie Peyote
  4. Arisa
  5. Irama
  6. Lo Stato Sociale
  7. Malika Ayane
  8. Extraliscio feat Davide Toffolo
  9. Orietta Berti
  10. Maneskin

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *