“Zoti e di sa të dua!” Në ditëlindjen e Jonit, Arbana na tregoi kujtimet më të bukura me vogëlushin e saj
Shpërndaje

Vogëlushi i Arbana Osmanit, Joni feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të shtrenjtin e saj moderatorja ka ndarë në rrjetet sociale foto nga momentet më të veçanta me të birin, të cilit i shpreh gjithë dashurinë që i buron nga zemra.
‘’ Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Happy birthday jeta ime.’’ – shkruan ajo.
Kohët e fundit me anë të postimeve të saj familjari , Arbana na ka treguar edhe më shumë për të birin, pasionin e tij të madh për lego-t si dhe për dashurinë e madhe që ka për kafshët, aq sa çdo kafshë që sheh në rrugë, dëshiron ta marrë në shtëpi.
Pak muaj më parë moderatorja e dashur për publikun solli në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin e saj, regjizorin e njohur Eduard Grishaj.
View this post on Instagram