DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

“Metamorfoza e një kryeqyteti” e Ylljet Aliçkës botohet edhe në italisht

Shpërndaje

“Metamorfoza e një kryeqyteti”, libri i fundit i prof. Ylljet Aliçkës është botuar në gjuhën italiane.

Një libër i jashtëzakonshëm ku ndërthuren disa fate personazhesh, frymëzuar nga një histori e vërtetë, ku zbulohen dy botë, ajo e Tiranës gjatë regjimit komunist dhe kryeqytetit pas regjimit. Një qasje e rrallë origjinale dhe njerëzore, që  të  zhyt dashur pa dashur në mendime dhe të  zgjon interes.

“Metamorfosi di una capitale” është përkthyer nga drejtues të njësisë shkencore të Albanologjisë në Universitetin e Palermos, Itali.

Romani i Aliçkës ka për objekt evolucionin shpirtëror, politik e shoqëror të intelektualëve të Tiranës nga vitet 70 deri më sot.

‘’Metamorfoza e një kryeqyteti’’ ka për objekt shndërrimet e ndërgjegjshme apo të pandërgjegjëshme të njerëzve të saj, pasi ndryshimet në marrëdhëniet sociale ndryshuan edhe karakteret dhe moralin e njerëzve.

Shkrimtari dhe doktori i shkencave në Didaktikë, Ylljet Aliçka, është autor i disa botimeve në gjuhë shqipe dhe të huaj.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *