DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Intervista e Meghan Markle dhe princit Harry: Heshtje nga Oborri Mbretërorë, laburistët kërkojnë hetim

Shpërndaje

Deklaratat e Meghan Markle dhe princit Harry në lidhje me racizmin, problemet e shëndetit mendorë dhe mospranimit nga familja, vazhdojnë të përcillen me heshtje nga familja Mbretërore deri më tani.

Sipas BBC familja Mbretërore deri më tani nuk ka në plan të bëj reagime të nxituara.

Meghan u shpreh se një anëtar i familjes mbretërore, identitetin e të cilit nuk e bëri të ditur, ka thënë për djalin e tyre Archie, se ka lëkurë të errët. Megan ka rrëfyer gjithashtu se shumë herë e ka menduar edhe vetëvrasjen.

Por këto deklarata të forta që kanë pushtuar faqet e para të gazetave britanike , kanë nxitur komente edhe tek liderët politikë.

Lidhur me këto deklarata, kryeministri britanik Boris Johnson i pyetur nga gazetarët ka preferuar të jap një përgjigje diplomatike : “Kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me Familjen Mbretërore, gjëja e duhur për të thënë kryeministrat nuk është asgjë”, u shpreh Johnson.

Nga ana tjetër, Partia Laburiste në Angli ka kërkuar fillimin e një hetimi mbi pretendimet e dukeshës, duke i përshkruar problemet e racizmit apo të shëndetit mendor të ngritura prej saj, si jashtëzakonisht serioze për t`u kaluar pa vëmendje.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *