DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Nga Eneda Tarifa tek Soni Malaj, ja cilët janë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2021

Shpërndaje

Ndryshe nga vitet e tjera Kënga Magjike do të mbahet këtë edicion në pranverë me dy gjysmë-finale përkatësisht në datat 26 dhe 27 maj dhe me finalen e madhe në 29 maj. Ndërsa është njoftuar se prezantimi i artistëve dhe këngëve konkurruese do të nisë më datën 21 mars 2021 në programin “E Diela Shqiptare”, produksioni ka ndarë në faqen e tij në rrjetet sociale listën e këngëtarëve pjesëmarrës.  Lista përmban emra të rinj, por edhe këngëtarë që shpesh kanë qenë ‘besnikë’ të Kënga Magjike. Në listë është edhe fituesja e edicionit të fundit të Kënga Magjike, Eneda Tarifa.

 

Më poshtë ua sjellim listën me emrat e këngëtarëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”:

  1. Alban Ramosaj
  2. Ardit Stafa & Salije Bajrami
  3. Aurel Thëllimi
  4. Eltina Minarolli & Dea Strica
  5. Eneda Tarifa
  6. Enxhi Kumria
  7. Era Rusi
  8. Erik Lloshi
  9. Eva Alikaj dhe Clirim Denaj
  10. Fifi & Bruno
  11. Fitnete Tuda & Don Duli
  12. Gerta Mahmutaj
  13. Julian Lekocaj
  14. Klajdi Haruni ft. Flori Mumajesi
  15. Krusita
  16. Lindita
  17. Lorenc Hasrama
  18. Marjona Metohu
  19. Marsela Çibukaj
  20. Orgesa Zaimi
  21. Semi Jaupaj

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *