DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Në kopertinë të revistës ‘Vogue’, Selena Gomez bën rrëfim e rrallë: Kam menduar të heq dorë nga muzika

Shpërndaje

 

Në një intervistë për revistën “Vogue”, Selena Gomez ka rrëfyer se ka menduar disa herë të tërhiqet nga muzika dhe të përqendrohet në aktrim, pasi njerëzit nuk i merrnin seriozisht këngët e saj dhe se përpiqen ta ndajnë artin e saj nga personaliteti i saj publik.

Në kopertinë të revistës ‘Vogue’, Selena Gomez bën rrëfim e rrallë: Kam menduar të heq dorë nga muzika 1“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht . Kam patur momente kur kam thënë: Ç’kuptim ka? Pse vazhdoj ta bëjë këtë? ‘Lose you to love me’ mendoj se është kënga më e mirë që kam publikuar dhe kishte ende njerëz që mendonin se nuk ishte mjaftueshëm.

Selena është shprehur se po mendon për albumin e saj të radhës ku do të sjell diçka ndryshe, një album që sikurse rrëfen 28- vjeçarja  suksesi ose josuksesi i pritur prej tij do të vulos fatin e saj në industrinë e muzikës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *