Beyonce në mbështetje të Megan Markle: Faleminderit për guximin
Shpërndaje

Këngëtarja e njohur botërore Beyonce, nëpërmjet një statusi që postoi në rrjetet sociale shprehu mbështetjen dhe solidaritetin ndaj Megan Markle.
“Faleminderit Meghan për guximin dhe lidershipin tuaj. Ne të gjithë jemi forcuar dhe frymëzuar nga ju.” – shkruan Beyonce.
Mesazhi i Beyonces vjen vetëm disa ditë pas intervistës që Meghan dhe Princ Harry realizuan me Oprah Winfrey e që ngriti shumë reagime.
Dje në mbrëmje, Pallati Buckingham lëshoi një deklaratë në emër të Mbretëreshës duke thënë se akuzat për racizëm të bëra nga Sussexes ishin “duke u marrë shumë seriozisht”.