DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jennifer Garner flet për ndryshimet trupore pas lindjes së fëmijëve

Shpërndaje

Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Garner në një shfaqje të fundit në “Happy Mum, Happy Baby”,  ka folur haptazi për ndryshimet trupore pasi lindi tre fëmijë.

“Janë disa gra të mahnitshme, linjat trupore të së cilave janë aq perfekte dhe në rregull, pa marrë parasysh sa fëmijë kanë, ato janë pa bark. Unë njoh shumë prej tyre dhe jam e lumtur për to, por unë nuk jam një prej atyre. Unë mund të jem me të vërtetë në formë dhe do të dukem akoma si një grua që ka pasur tre bebe, dhe gjithmonë do të jem”, – u shpreh ajo.

48-vjeçarja thekson se akoma po punon në palestër për të qenë në formë.

Po ashtu Jennifer ka folur edhe në lidhje me thashethemet që i është dashur të përjetojë  për faktin se ishte shtatzënë pas të 40-tave. Garner është nënë e tre fëmijëve, Samuel 9 vjeç, Violet 15 vjeçe dhe Seraphina 12 vjeçe.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *