Komploti i vrasjes së manjatit të modës/ Pse të gjithë po flasin për filmin ‘House of Gucci’ ?
Shpërndaje

Lady Gaga “pushtoi” faqet e mediave rozë këtë javë pas publikimit të një fotografie nga sheshi i xhirimeve të “House of Gucci”.
Filmi i cili sjell një portretizim të jetës së dinastisë së famshme familjare, tregon shkëlqimin dhe rënien e Patrizia Reggiani-t (bashkëshortja e Gucci-t), e cila u dënua për komplotin e vrasjes së tij.
Manjati i modës italiane dhe botërore u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, vrasje për të cilën ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg si organizatorja e komplotit.
Filmi sjell jetën e ‘’Zotit dhe Zonjës Gucci’’, një përditshmëri e vrullshme dhe me dinamika; ku përzihen vrasjet, intrigat, komplotet, dashuria, fama , paraja , dinakria dhe magjepsja.
Në fotografinë e bërë publike në mediat sociale Zonja dhe Zoti Gucci (këngëtarja dhe kolegu i saj Adam Driver, të cilët interpretojnë përkatësisht Patrizia Reggiani-n dhe manjatin e modës Guccio Gucci,) ishin veshur me një stil retro.
View this post on Instagram
E mbuluar bizhuteri prej ari, Gaga krijon një ngjashmëri të jashtëzakonshme me shoqërinë italiane të kohës . Ajo e mbishkroi imazhin thjesht “Signore e Signora Gucci”.
Filmi i cili është bazuar në romanin “House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” po xhirohet aktualisht në Itali dhe pritet të shfaqet në nëntor të këtij viti.
Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë edhe Al Pacino, Jeremy Irons dhe Jared Leto.

Patrizia Reggiani dhe manjati i modës Guccio Gucci