DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Motra e Kate Middleton sjell në jetë fëmijën e dytë, pse emri që zgjodhi për vogëlushen i ‘’habiti’’ të gjithë

Shpërndaje

Pippa Middleton, motra e Dukeshës së Kembrixhit është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, James Matthews janë bërë këtë mëngjes prindër të një vajze të cilën kanë zgjedhur ta pagëzojnë me emrin Grace Elizabeth Jane Matthews.

Disa thonë se emri i dytë i vogëlushes është një nderim për figurën e gjysheve të saj, Carole Elizabeth Middleton dhe Jane Matthes. Gjithashtu ka të tjerë që mendojnë se Elizabeth mund t’i jetë vendosur për shkak të lidhjeve që ata kanë me familjen mbretërore, në këtë rast me mbretëreshën Elizabeth.

Një burim për ‘’Hello’’ është shprehur :“Nëna dhe fëmija janë shumë mirë. Ajo është perfekte, të gjithë janë shumë të lumtur për ardhjen e saj në jetë”.

Kujtojmë se Pippa dhe James janë gjithashtu prindër të një djali dy vjeçar, të quajtur Arthur.

Motra e Kate Middleton sjell në jetë fëmijën e dytë, pse emri që zgjodhi për vogëlushen i ‘’habiti’’ të gjithë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *