Ndahen çmimet e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit “Moisiu On”
Shpërndaje

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit “Moisiu On” mbylli siparin e edicionit të parë mbrëmjen e djeshme.
Festivali i cili u zhvillua virtualisht për shkak të masave anti Covid vlerësoi shfaqjet dhe aktorët më të mirë në hapësirën shqipfolëse si më poshtë:
Regjia më e mirë – Dino Mustafiç
Aktori më i mirë protagonist – Gëzim Rudi
Aktorja më e mirë protagoniste – Olta Daku
Aktori më i mirë joprotagonist – Gert Ferra
Aktorja më e mirë joprotagoniste – Arta Muçaj
Aktori/Aktorja i ri më i mirë – Igli Zarka & Silvio Goskova
Çmimi i karrierës – Bujar Lako ()
Ndërkohë ditën e sotme pritet të shpallet edhe fituesi i çmimit ‘’shfaqja më e mirë’’ e vlerësuar prej votave të publikut që e kanë ndjekur këtë eveniment. Për shkak se ka pasur një fluks shumë të madh votimesh që shkojnë mbi 3400 votime, u mor vendimi që pas një numërimi të kujdesshëm vota e publikut të lexohet sot.