DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Operacion në zemër/Pas një muaji në spital, Princi Philip kthehet në shtëpi

Shpërndaje

Rreth një muaj më parë pallati Buckingham bëri të ditur se Princi Philip, është shtruar në spital “si masë parandaluese”.  Sipas lajmërimit zyrtar bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeta II nuk ishte ndjerë mirë për disa ditë, por gjendja e tij shëndetësore nuk kishte të bënte me koronavirusin.

Së fundmi CNN ka raportuar se 99-vjeçari është larguar nga spitali dje në mbrëmje në gjendje të mirë shëndetësore pas një ndërhyrje që bëri në zemër.

Në një deklaratë zyrtare Pallati Buckingham, njofton se Princi Philip është kthyer në kështjellën Windsor dhe shpreh falenderimet për përkujdesjen nga stafi mjekësor.

“Lartësia e tij mbretërore dëshiron të falënderojë të gjithë stafin mjekësor që u kujdes për të në spitalin e mbretit Edward VII dhe spitalin St Bartholomew dhe për të gjithë ata që ishin të shqetësuar për të”, shtoi deklarata.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *