DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas 12 vitesh, Iker Casillas dhe Sara Carbonero i japin fund romancës së tyre

Shpërndaje

Pas 12 vitesh Iker Casillas dhe Sara Carbonero i kanë dhënë fund romancës së tyre. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti, prindër të dy fëmijëve.

Legjenda e Real Madridit ka bërë një postim në Instagram, me anë të të cilit njofton fansat për ndarjen nga gazetarja e sportit.

Pas 12 vitesh, Iker Casillas dhe Sara Carbonero i japin fund romancës së tyre 1“Si Sara, ashtu edhe unë ndihemi jashtëzakonisht krenarë për familjen që kemi dhe që ishim në gjendje të ndanim një dashuri që na ka mbushur me lumturi gjatë gjithë këtyre viteve bashkë. Sot dashuria jonë po merr rrugë të ndryshme, por ne do të vazhdojmë së bashku në detyrën tonë të jemi prindër të përkushtuar siç kemi bërë tani. Respekti dhe miqësia do të qëndrojnë gjithmonë.’’ -ka shkruar Casillas dhe Carbonero mes tjerash në Instagram, ndërsa të dy kanë postuar një fotografi së bashku.

Çifti ka thënë se ata do të mbeten miq, ndërsa ka kërkuar të respektohet privatësia e tyre, në mënyrë që të mos krijojnë asnjë shqetësim për fëmijët e tyre.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Iker Casillas (@ikercasillas)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *