DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Nga Oprah Winfrey tek Lady Gaga, si i kanë kapërcyer dështimet njerëzit e famshëm

Shpërndaje

Dështimi është pjesë e rëndësishme e jetës. Gjithkush e ka provuar shijen e hidhur të dështimit, që sikurse thuhet në librat motivues të kohës ; nuk është asgjë tjetër veçse rruga drejt suksesit.

Pra e gjitha varet nga mënyra sesi e përjetojmë ne dështimin; si fundin e gjithçkaje apo si një mundësi të re për tu kapur pas jetës dhe për ta parë atë nga një këndvështrim tjetër.

Më poshtë MSN rendit rrëfimet dhe eksperiencat e disa të famshmëve. Si e kanë njohur, përjetuar dhe kapërcyer ata dështimin në jetën e tyre? Rrëfime emocionuese dhe frymëzuese:

Micahel Jordan

Në vitin 2006, ish-ylli i NBA-së u shfaq në një reklamë të kompanisë së njohur të atleteve sportive “Nike”, duke folur për përvojën e tij me dështimet në jetë, dhe sesi ato kanë kontribuar në suksesin e tij. Në spotin publicitar ai thotë: “Gjatë karrierës time kam humbur mbi 9.000 kosha. Kam humbur thuajse 300 ndeshje… Pra kam dështuar pa pushim. Por kjo është arsyeja pse unë jam sot i suksesshëm!”.

Oprah Winfrey

Prezantuesja e njohur televizive amerikane Oprah, e përjashton ekzistencën e dështimit në këtë jetë. Ajo preferon që t’i rregullojë gjërat në një mënyrë tjetër. Gjatë fjalimit që mbajti para qindra studentëve të Universitetit të Harvardit që po diplomoheshin në vitin 2013, ajo deklaroi: “Dështimi është diçka që nuk ekziston. Dështimi është thjesht momenti kur jeta përpiqet të na çojë në një drejtim tjetër”.

Taylor Swift

Për këngëtaren e famshme amerikane, është shumë e rëndësishme të jesh i sigurt, dhe të vazhdosh të luftosh për të arritur suksesin. Ajo foli me fansat e saj mbi këtë temë gjatë turneut të saj muzikor 2013-2014. Ndër të tjera ajo tha: ”Të mos-pasurit frikë do të thotë  të kthehesh dhe të luftosh për atë që e dëshiron pa pushim… edhe pse çdo herë që e ke provuar më parë ke humbur”.

Beyonce

Këngëtarja e njohur amerikane, e sheh dështimin si pjesë të jetës, dhe kjo për arsye shumë të rëndësishme. Në një dokumentar kushtuar jetës së saj realizuar në vitin 2013, ajo ndër të tjera shprehet: “ E vërteta është se ndonjëherë humbet … Dhe kjo gjë ndodh kur duhet të ndodhë. Dhe ju duhet të pajtoheni me realitetin, dhe të mësoni prej këtij dështimi”.

Serena Williams

Serena Williams, është një nga tenistet më të suksesshme në histori. E megjithatë karriera e saj, nuk ka qenë vetëm një listë e gjatë fitoresh. Në vitin 2012, Uilliams deklaroi për “The National” se dështimi është pjesë e suksesit. Ajo tha: “Unë mendoj se një kampion nuk përcaktohet nga fitoret e tij, por nga mënyra se si mund të ri-ngrihet në majë pasi është rrëzuar”.

Lady Gaga

Në vitin 2011, Ledi Gaga foli për televizionin “MTV ”mbi një dështim të hershëm në karrierën e saj si këngëtare, dhe se si gjyshja e ndihmoi atë të mësonte prej tij. Ndërsa këngëtarja po qante në divan, gjyshja e saj i tha: “Unë do të le që të qash për pjesën tjetër të ditës, pastaj duhet të ndalosh së qari, të shkosh atje dhe t’u tregosh të gjithëve sesa vlen”.

Anna Wintour

Botuesja e revistës “Vogue”, mund të jetë tanimë një legjendë në këtë fushë. Por edhe ajo ka përjetuar dështime në fillim të karrierës së saj, kur u pushua nga puna si redaktore e re. Wintour bisedoi me Alasteir Kampbell përpara librit të tij të vitit 2015 “Fituesit: Si patën sukses ata”. Ajo tha: “Është e rëndësishme të kesh pengesa, pasi ky është realiteti i jetës”.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *