DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Dy gjëra më të rëndësishme për suksesin sesa talenti

Shpërndaje

Inteligjenca dhe talenti nuk janë aq të rëndësishme për suksesin, sesa “qëndrueshmëria” dhe ‘’disiplina’’.

Disiplina dhe qëndrueshmëria, një kombinim i pasionit, punës së palodhur dhe këmbënguljes  është ajo çka i bën njerëzit e suksesshëm të tillë.

Në vitin 2008, Malcolm Gladwell publikoi librin “Të Jashtëzakonshmit, Historia e Suksesit” ku tregonte arsyet dhe rrethanat që i bënë Bill Gates, The Beatles, Moxart dhe studentët kinezë të jenë ekselentë në fusha përkatëse. Ai arriti të zhbënte mitin që ekzistonte rreth talenteve të lindura dhe të shpjegonte se nuk mjafton vetëm talenti për të arritur sukses të jashtëzakonshëm, por një rol shumë të më madh luajnë edhe kushtet e jashtme, historia e personit, puna dhe përkushtimi i madh në zhvillimin e talentit. Në libër, Gladwell thotë: “Për pothuajse një brez të tërë,  psikologët kanë qenë në debate mbi pyetjen se a ekziston talenti i lindur në të vërtetë. Dhe përgjigjia është “Po”. Por problemi me këtë pikëpamje është se sa më shumë që psikologët studiojnë individë të jashtëzakonshëm, aq më shumë binden se talenti  luan një rol të vogël në arritjen e suksesit. Arritja është formulë e thjeshtë: talent + përgatitje + disiplinë.”

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *