DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

‘’Bukuria e të jetuarit dy herë’’/Rrëfimi autobiografik i Sharon Stone pas ngjarjes që desh i mori jetën

Shpërndaje

Autobiografia “Il Bello di Vivere Due Volte” (Bukuria e të jetuarit dy herë) e aktores së mirënjohur Sharon Stone do të dalë në shitje më 30 mars.

Nga jeta e hershme, karriera, sfidat e deri tek ngjarja  e rëndë e vitit 2001, ku një goditje e papritur në tru dhe hemorragji celebrale do ti dëmtonte jo vetëm shëndetin, por edhe karrierën, familjen, trashëgiminë financiare dhe famën ndërkombëtare.

Kjo është historia e rrugës së rilindjes, plot kokëfortësi dhe dashuri, e një prej aktoreve më të famshme në botë.

Në këtë rrëfim autobiografik Stone tregon për rolet e saj më të mëdha, miqësitë që i ndryshuan jetën, dështimet e saj më të këqija, si edhe arritjet e saj më të mëdha.

Në të njëjtën kohë, zbulon se si, pas një fëmijërie të shenjuar nga trauma dhe dhuna, ajo arriti një karrierë të suksesshme, në një botë ku të njëjtat abuzime u kryen në forma të ndryshme dhe u fshehën pas ekranit të parave dhe magjepsjes.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *