DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Nga njohja me bashkëshortin tek planet për zgjerimin e familjes, rrëfehet Floriana Garo

Shpërndaje

Ish-miss-i shqiptar Florina Grao është rikthyer prej disa javësh në Shqipëri, ku edhe është angazhuar politikisht duke marrë rolin e zëdhënëses në Partinë Demokratike, në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit.

“Ma bëri Lulzim Basha ftesën, por unë vetë kam shprehur dëshirën për të kontribuar në PD. Ka qenë një vendim i diskutuar me familjen dhe isha e gatshme të jepja kontributin tim. Misioni do të vijojë, jam kthyer me këtë qëllim. Është e rëndësishme që njeriu të provojë veten, por synimi është për të vijuar”, tregoi Floriana në një intervistë për mediat para disa ditësh.

Ndërkohë ditën e djeshme e ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ish-miss-i foli edhe për jetën e saj private, njohjen me bashkëshorten dhe planet për një fëmijë të tretë. Garo zbuloi ishte njohur me bashkëshortin në Portofino. Ndër të tjera ajo u shpreh se familja e saj dëshiron që të mbajë një profil të ulët publik dhe kjo është arsyeja pse nuk shfaqet në rrjetet sociale me postime të shpeshta me bashkëshortin dhe fëmijët. Garo ka mohuar zërat për një shtatzëni të mundshme, ndërsa është shprehur se nuk e përjashton mundësinë e shtimit të familjes në të ardhmen.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *