DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Eventi para ceremonisë “Oscar”/ Dua Lipa në krahë të Elton John

Shpërndaje

Dua Lipa do të performojë në eventin e organizuar nga Elton John pak para ndarjes së ceremonisë së çmimeve prestigjioze ‘’Oscar’’.

Ketë vit për shkak të pandemisë , eventi do të vijë vetëm në formën virtuale

“Tani më shumë se kurrë ne duhet të sigurohemi që njëra pandemi të mos e tejkalojë një tjetër, dhe nuk mund t’i harrojmë 38 milion njerëz që jetojnë me HIV anembanë globit, dhe të cilët kanë nevojë për kujdesin, dashurinë dhe mbështetjen tone. Prandaj shpresojmë që të gjithë të na bashkohen në këtë ngjarje speciale dhe unike, dhe që mbahet pak para ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve akademike”, ka deklaruar Elton John në një prononcim për media.

Nga themelimi i kësaj ngjarje në vitin 1992, “The Academy Aëards Vieëing Party” e ka mbështetur përpjekjen e fondacionit bamirës së yllit të muzikës, Elton John, me qëllim mbledhjen e miliona dollarëve për punën e tyre që shpëton jetë njerëzish.

 

Nga ana tjetër edhe Dua Lipa është shprehur e emocionuar që do të jetë pjesë e këtij eventi që në qendër të tij ka bamirësinë.

Jam shumë krenare ta mbështes fondacionin ‘Elton John AIDS Foundation’ dhe të ndihmoj në trajtimin e stigmës që ekziston rreth HIV-it, pasi kemi nevojë për ta ndërtuar një botë më të mirë dhe më pranuese për të gjithë. Dhe ta ndajë skenën me Elton Johnin do të jetë një ëndërr e shndërruar në realitet për mua.” – është shprehur artistja me origjinë shqiptare.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Elton John (@eltonjohn)

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *