DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jessica Alba rrëfen pse hoqi dorë nga aktrimi

Shpërndaje

Në kopertinën e revistës ‘’Romper’’ aktorja e famshme Jessica Alba ka treguar disa detaje të pathëna për jetën e saj.

Aktorja ka rrëfyer sesi fakti që u bë nënë në vitin 2008 e detyroi të hiqte dorë nga aktrimi për t’iu përkushtuar më shumë fëmijëve e familjes së saj.

“Nëna ime dhe shumë gra në familjen tonë kanë kaluar lloje të ndryshme kanceri. Kam kuptuar me ardhjen në jetë të vajzës time që duhet t’i kushtojë kohë asaj dhe familjes sime. Nuk ka asgjë rëndësi sa ata. Unë vetë kam bërë 5 operacione deri në moshën 11-vjeçare pasi vuaja nga probleme kronike. Unë e di sa e vlefshme është jeta dhe është e vështirë të jesh e lumtur kur nuk je e shëndetshme”, ka rrëfyer ndër të tjera Jessica.

Nënë e tre fëmijëve, Honor, Haven dhe Hayes, së fundmi, Jessica ka nisur të aktivizohet sërish në aktrim, por fokusi i saj më i madh vazhdojnë të mbeten familja dhe bizneset.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *