DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Letrat e Princeshës Diana për mikun e saj shiten në ankand për 113 mijë dollarë

Shpërndaje

Koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara nga dora e princeshës së ndjerë britanike, Diana është shitur në një ankand në Londër me një çmim prej 113.000 dollarësh.

Këto letra, princesha ia kishte dërguar mikut të familjes, Roger Bramble ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.

Letrat përmbajnë detaje dhe rrëfime personale të princeshës, përfshirë divorcin e saj me princin Charles, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias.

“Besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, ka bërë të ditur në një deklaratë për media familja Bramble.

Fotografitë e Dianas dhe dy djemve të saj së bashku me një kartolinë të Krishtlindjes janë përfshirë po ashtu në koleksion.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *