DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Britania nën ethet e pandemisë, Kate Middleton publikon koleksionin e rrallë të fotografive

Shpërndaje

Dukesha britanike e Kembrixhit, Kate Middleton, ka publikuar një koleksion fotografish i cili në vetvete është edhe një përmbledhje e momenteve më të spikatura të pandemisë. Koleksioni ka në përmbajtje 100 fotografi nga momente emocionuese gjatë plot 12 muajve në bllokim, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë shënjuar jetën e të gjithëve ne.

“Përmes “Hold Still” doja të përdorja fuqinë e fotografisë për të krijuar një rekord të qëndrueshëm të asaj që po përjetonim të gjithë, për të kapur histori individësh dhe për të dokumentuar momente të rëndësishme për familjet dhe komunitetet, ndërsa kemi jetuar nëpër pandemi”, shkruan Kate në hyrje të librit.

Të ardhurat nga shitjet e librit, të titulluar “Hold Still”, do t’i dhurohen fondacionit bamirës për shëndetin mendor “Mind” dhe Galerisë Kombëtare të Portreteve në Londër.

Fotografitë e zgjedhura janë shfaqur tashmë në ekspozitat dixhitale dhe komunitare në të gjithë vendin.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *