Trondit Sharon Stone: Unë dhe motra ime jemi abuzuar nga gjyshi
Shpërndaje

Autobiografia “Il Bello di Vivere Due Volte” (Bukuria e të jetuarit dy herë) e aktores së mirënjohur Sharon Stone doli në shitje sot më 30 mars.
Nga jeta e hershme, karriera, sfidat e deri tek ngjarja e rëndë e vitit 2001, ku një goditje e papritur në tru dhe hemorragji celebrale do ti dëmtonte jo vetëm shëndetin, por edhe karrierën, familjen, trashëgiminë financiare dhe famën ndërkombëtare, libri sjell historinë e rrugës së rilindjes, plot kokëfortësi dhe dashuri, e një prej aktoreve më të famshme në botë.
Libri autobiografik përmban edhe një sërë deklaratash shokuese. Stone ka zbuluar se ajo dhe motra e saj Kelly janë abuzuar seksualisht kur ishin fëmijë nga gjyshi i tyre.
Aktorja flet hapur për këtë përvojë të tmerrshme, duke përshkruar se si ajo dhe motra e saj u mbyllën në një dhomë me gjyshin e tyre, Clarence Lawson, kur ishin fëmijë, dhe se gjyshja ua kyçi derën. Ai pastaj i ngacmoi ato seksualisht.
“E pickova (për t’u siguruar që kishte vdekur) dhe kënaqësia e çuditshme që ai më në fund kishte vdekur më goditi si një ton akull,” shkroi Stone. “Unë pashë Kelly-n dhe ajo e kuptoi se gjithçka kishte mbaruar. Ajo ishte 11 vjeçe.”