Kitara elektrike e Elvis Presley-t shitet në ankand me çmimin rekord
Shpërndaje

Kitara elektrike që Elvis Presley përdori për të nisur rikthimin e tij ikonik është shitur në ankand për 450 mijë paund.
Kjo kitarë u përdor për performancën e Elvisit në dhjetor të vitit 1968, duke shënuar kështu rikthimin e yllit të muzikës në skenë pas shtatë viteve mungesë.
Përveç një periudhe njëvjeçare në vitet 1990 kur u ekspozua në ‘Rock & Roll Hall of Fame’ në Ohio, kitara nuk ishte parë në publik për 52 vjet.
Artisti amerikan rifilloi karrierën e tij dhe luajti me kitarë për shfaqje të tjera të drejtpërdrejta përfshirë këtu disa shfaqje në Las Vegas.