9-vjeçari në koma pas tragjedisë gjatë koncertit, prindërit padisin Travis Scott
Shpërndaje

Pak ditë pasi koncerti i tij u kthye në tragjedinë me një bilanc lufte, tetë të vrarë dhe qindra të plagosur, ka ardhur padia e parë në drejtim të Travis Scott. Reperi është paditur nga prindërit e një djali 9-vjeçar i cili ndodhet në koma pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Festivalin Astroworld në Hjuston.
Në padi, thuhet se reperi ka neglizhuar një numër të madh aspektesh, duke përfshirë kontrollin e turmës dhe dështimin për të ofruar kujdesin e duhur mjekësor. Reperi gjithashtu akuzohet se nuk ka ndaluar performancën deri në 40 minuta pas ngjarjes tragjike.
Reperi i njohur, ka shprehur më herët keqardhjen dhe zhgënjimin e tij më të thellë për tragjedinë e ndodhur gjatë koncertit të Festivalit Astroworld dhe njoftoi se do të mbulonte të gjitha shpenzimet e funeralit dhe do të ofronte ndihmë për të prekurit.