9 vjet pa Amy Winehouse, mbremja tragjike që i mori jetën
Shpërndaje

Amy Winehouse u nda nga jeta më 23 korrik 2011. Ajo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, pasi kishte kaluar në mbidozë të përdorimit të alkoolit e droges.
Që në fëmijëri Winehouse ishte e shoqëruar nga muzika. Ajo u rrit duke dëgjuar një gamë të larmishme të muzikës, nga James Taylor deri te Sarah Vaughan.
Kur ishte 12 vjecc Winehouse u pranua në Shkollën prestigjioze ‘’Sylvia Young Theater’’, ndërsa në moshën 16 vjeçare pati debutimin e saj të parë. Do të ishte ky debutim që do ta bënte atë të nënshkruante një marrëveshje me Island /Universal.
Ndër sukseset e para të këngëtares ishte publikimi i albumit “Frank” në vitin 2003, kurse në vitin 2006 theu rekordet e shitjeve me albumin “Black to Black”.
Në karrierën e saj të shkurtër Amy Winehouse, (vdiq në moshën 27- vjeçare) fitoi çmime të rëndësishme, duke përfshirë 5 çmime ‘Grammy’, për një natë, ndërsa albumi i saj ‘Rehab’, në vitin 2008, fitoi çmimin për ‘Albumin më të Mirë’.