Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian shijon pushimet me fëmijët
Shpërndaje

Pas ndarjes nga Kanye West, Kim Kardashian është duke shijuar pushimet me fëmijët e saj.
Kim ka ndarë me 212 milionë fansat disa imazhe nga pushimet, në mbishkrimin e të cilave shkruan:
“Jeta e nënës në pushime. Pushimet e Pranverës”. Pas divorcit me reperin e njohur, ylli i ‘’Keeping Up with Kardashian’’ është shumë e fokusuar tek fëmijët në mënyrë që ata ta përjetojnë sa më mirë ndarjen e prindërve.
View this post on Instagram
Kim dhe Kanye qëndruan të martuar për më shumë se 6 vite. Ata janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, West dhe Psalm.
Ky ishte divorci i tretë për Kim, e cila më parë ka qenë e martuar me Damon Thomas dhe lojtarin e NBA, Kris Humphries.