DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Fashion

Bella Hadid dhe Irina Shayk sfilojnë për ‘Mugler’

Shpërndaje

Bella Hadid dhe Irina Shayk sfiluan në një shfaqje virtuale të ‘Mugler’ këtë javë, duke reklamuar modelet e fundit të xhinseve të markës së njohur dhe jo vetëm.

Modelet e sezonit Pranverë / Verë 2021 të markës franceze të modës kishin një prezantim të jashtëzakonshëm, ndryshe nga ato që kemi parë deri më tani, duke përfshirë edhe koreografinë brenda.

Hadid, 24 vjeç, hapi shfaqjen ndërsa mbante veshur një palë xhinse dhe një shirit pëlhurë të zezë, ndërsa Shayk, 35 vjeç mbante veshur një xhaketë me të zezë dhe të bardhë dhe pantallona të gjera.

Në pistë sfiluan edhe modele të tjera të cilët shpalosën magjinë dhe bukurinë e stilimeve ‘Mugler’. Duke imagjinuar fantazinë futuriste të modës, projektuesi tha se ishte frymëzuar nga shpresa e ditëve më të mira përpara.

“Unë mendoj se të gjithë thjesht dëshirojnë të dalin jashtë, kështu që unë doja t’u jepja njerëzve rroba që i bëjnë ata të ëndërrojnë për atë mundësi dhe t’i përgatis,” tha Cadwallader për ‘Vogue UK’.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *