DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme është të shohësh një grua në majë

Shpërndaje

Zgjedhja e Vjosa Osmanit në detyrën më të lartë  shtetërore si presidente e Kosovës është përcjellë me shumë pozitivitet dhe entuziazëm nga mediat ndërkombëtare, por edhe nga artistë, njerëz të jetës publike në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë.

Së fundmi edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa  me anë të një statusi në Instagram ka uruar presidenten e porsazgjedhur.

“Urime Znj. Presidente. Sa e mrekullueshme të shohësh një grua në maje”, ka shkruar 25 vjeçarja.

Vjosa Osmani pritet të marrë detyrën e presidentes, megjithëse për shkak të situatës aktuale me COVID-19 nuk do të organizohet një ceremoni traditë e inaugurimit.

Dua Lipa uron Vjosa Osmanin: Sa e mrekullueshme është të shohësh një grua në majë 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *