DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rrëfehet Jennifer Lopez : Gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time

Shpërndaje

Me rreth 30 vite karrierë mbi supe, Jennifer Lopez është një nga këngëtaret më të pëlqyera në të gjithë botën.

Së fundmi, aktorja dhe këngëtarja me famë botërore si pjesë e kopertinës së revistës “In Style” ka rrëfyer më shumë mbi momentet që kanë shënjuar karrierën e saj dhe jo vetëm.

Lopez ka treguar se asnjëherë nuk është ndalur kurrë së punuari dhe prandaj ka arritur këtu ku është sot, gjë për të cilën ndjehet mjaft e lumtur dhe krenare.

Lopez gjithashtu ka folur edhe për jetën e saj si nënë. Ajo është shprehur se është ndjerë me dhjetëra herë fajtore kur i është dashur të punojë dhe të mos ketë mundësinë të rrijë pranë fëmijëve të saj.

Rrëfehet Jennifer Lopez : Gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time 1“Duhet të gjesh balancën dhe unë përpiqem të bëj më të mirën e mundshme. Nuk ka rëndësi nëse jam në një vend tjetër apo në shtëpi, ne komunikojmë gjithë kohës, qeshim dhe kalojmë kohë bashkë. Dhe ndonjëherë madje i bezdis duke ju larë dhëmbët, duke i zgjuar për në shkollë, me gjithë gjërat që duhet të bëjnë. Nuk mund të filloj t’i listoj gjërat që fëmijët më kanë mësuar për veten time. Më duhet të shkruaj një libër të tërë për këtë gjë”, është shprehur Lopez.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *