DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Njihuni me vëllanë e Angelina Jolie-s që duket si version i saj mashkull

Shpërndaje

Angelina Jolie ka një ngjashmëri të madhe me vëllain e saj, 46-vjeçarin James Haven. Haven është regjisor, megjithatë duhet theksuar se ai pati një karrierë në kinematografi dhe disa role në filma dhe shfaqje televizive, por pa mundur të fitojë një famë si motra e tij.

Ndër rolet më kryesore të karrierës së tij përfshijnë  ato në filmin ‘’Original Sin’’, ku interpretoi me motrën e tij dhe Antonio Banderas;  filmin ‘’Stay Alive’’, ndërsa së fundmi u shfaq edhe në një episod të ‘’Games of Thrones’’.

Vitet e fundit, roli i tij është bërë ai dajës me kohë të plotë, pasi e kaloi shumicën e kohës duke u kujdesur për gjashtë fëmijët e Angelina-s, pas ndarjes së kësaj të fundit nga Brad Pitt në vitin 2016.

Në vitin 2009, James do të shfaqej në media ndërsa i kërkoi Angelina-s të pajtohej dhe të linte mënjanë mosmarrëveshjet me babanë e tyre, Jon Voight.

Nga ana tjetër James vazhdon ta mbështesë Angelina-n në të gjitha fushat e jetës së saj, edhe pse gjithmonë preferon të qëndrojë në prapaskenë, prandaj shumë njerëz nuk ia kanë idenë që aktorja ka një vëlla, që për më tepër i ngjan shumë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *