DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Harry dhe William nuk janë të vetmit që i kanë marrëdhëniet e trazuara brenda familjes, ja ç’thuhet për Elisabeth dhe të motrën

Shpërndaje

Mesa duket vëllezërit Harry dhe William nuk janë të vetmit që i kanë marrëdhëniet e trazuara brenda familjes mbretërore britanike.

Andrew Morton, një shkrimtar që merret prej vitesh me biografinë e familjes mbretërore, në librin e tij të ri “The Intimate World of the Windsor Sisters” është përqendruar në historinë pak të njohur të dy motrave të mbretërisë, Margaret dhe Elizabeth.

Në libër marrëdhënia e dy motrave ka pasur ‘përplasje’ të vazhdueshme. E gjitha nisi që në hershmëri kur Elizabeth u edukua për të qenë Mbretëresha, ndërsa Margaret u bë “e dyta e përjetshme”.

Dy motrat ishin shumë të ndryshme sa u takon natyrës së karakterit të tyre.

Magaret kishte një natyrë emocionale, kurse Elisabeth ishte e kujdesshme. Sipas autorit krisja dhe marrëdhënia në krizë e tyre ishte e dukshme, aq sa Margaret në një takim pune të Elizabeth me Kryeministrin i tha: “Nëse nuk do të ishe mbretëreshë askush nuk do të fliste me ty“.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *