DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Beauty & Health

Jo vetëm palestër dhe stërvitje/ 6 këshillat për një trup të shëndetshëm

Shpërndaje

Edhe nëse nuk keni kohë apo mundësi të shkoni në palestër dhe doni me domosdo të humbisni peshë dhe të përmirësoni shëndetin tuaj, nëse ndiqni këto këshilla të thjeshta do ta bëni këtë gjë në mënyrë edhe më të shpejtë.

Mos e shikoni ditën si të dështuar sepse nuk patët mundësi të stërviteshit. Nëse konsumoni sasi jo të bollshme dhe planifikoni se çfarë do të hani duke bërë një llogaritje të thjeshtë të kalorive, ju do të arrini ta përmirësoni shëndetin dhe të arrini peshën që dëshironi gradualisht.

Hani racione më të vogla

Nuk ka nevojë që ushqimi të jetë patjetër i gatuar nga ju apo që të konsumoni diçka të ndryshme nga ajo që hani përherë. Mjafton thjesht të hani më pak.

Mos i shmangni vaktet

Kalimi i më shumë se 4-5 orëve pa ngrënë ngadalëson metabolizmin, ndikon tek hormonet, nivelet e insulinës dhe çon në zgjedhjen e ushqimeve të shpejta e jo të shëndetshme.

Bëni shkëmbime të thjeshta ushqimesh

Mund të zëvendësoni majonezën me salcën e kosit, ose pijet e ëmbla me gaz me ujë të gazuar me limon. Këto shkëmbime të vogla mund t’ju kursejnë shumë kalori.

Qëndroni në këmbë ose ecni

Dihet tashmë se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë është i dëmshëm për zemrën, trurin por edhe peshën. Shfrytëzojeni këtë kohë për të ndenjur në këmbë, ose më mirë për të bërë një ecje ose edhe ndonjë ushtrim fizik.

Bëni një gjumë cilësor

Pa fjetur mjaftueshëm, trupi nuk ka energjitë e duhura për të mbaruar siç duhet aktivitetin që keni programuar dhe kjo mund t’ju çojë në konsumimin e ushqimeve të ëmbla ose me yndyra që të merrni pak energji.

Konsumoni fibra

Të konsumosh të paktën 30 gram fibra, nga ushqime si drithërat, frutat, perimet, fasulet, por jo suplementet, ju lë të ngopur për më gjatë dhe nuk lë vend për ushqime jo të shëndetshme. Ato gjithashtu ndihmojnë tretjen.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *