DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Sekretet e bukurisë sipas Beyonce

Shpërndaje

Beyonce është padyshim një nga ato artiste që e meriton më së mirë epitetin ‘diva’.

Këndon, kërcen, aktron, por edhe renditet një ndër artistet më në formë sa i takon fizikut të saj.

Në një intervistë  grimierja e saj personale ka zbuluar ‘sekretet’ e saj të bukurisë, që e bëjnë fytyrën e Beyonce gjithmonë të shkëlqejë dhe të duket shumë e freskët.

Një nga truket e Beyonce-s që e bën lëkurën e saj të duket më rinore dhe e përsosur është se ajo vendos kremin e syve në të gjithë fytyrën.

Kremrat e syve, pasi ato janë të destinuara për një zonë mjaft të ndjeshme dhe delikate të fytyrës, kanë grimca më të vogla dhe prandaj absorbohen në mënyrë më të lehtë dhe efektive. Sidoqoftë, ajo që ai thekson është se kjo teknikë duhet të përdoret me kujdes, pasi kremrat e syve kanë përbërës hidratues intensivë që mund të bllokojnë poret. Sipas make up artist-es së saj personale  sekreti i dytë i Beyonce për ta bërë lëkurën të duket më e re është të përdorni kremin e fytyrës në të gjithë trupin tuaj.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *