Pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës, Gigi Hadid ia doli të rikthejë fizikun perfekt
Shpërndaje

Vetëm pak muaj pas lindjes së Khai-t, Gigi Hadid ia doli të rikthejë fizikun perfekt. Supermodelja është fotografuar në New York, e veshur me një bluzë me bark jashtë, duke i lënë të gjithë të befasuar me format e saj.
Së fundmi, modelja ka ndryshuar edhe look duke i kthyer flokët në të kuqe. Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator të vitit të shkuar. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid.
Modelja po e shijon në maksimum mëmësinë dhe në të njëjtën kohë po rikthen format e saj perfekte, për të qenë sërish gati për projekte të mëdha në fushën e modelingut.