DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë?

Shpërndaje

Jennifer Aniston do të bëhet nënë për herë të parë? Lajmi ka pushtuar mediat nderkombetare dhe sipas “Closer” burime nga aktorja kanë treguar se ajo ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë dhe ky proces pritet të finalizohet në muajin qershor.

“Jen mendoi se ribashkimi me ‘Friends’ ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.

Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.

Kujtojmë se disa ditë më parë u zbulua se kanë filluar xhirimet për “Friends” dhe transmetimi do të nisë së shpejti.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *