Princi Philip një “mbret” i stilit dhe i klasit, vendosi standartin për veshjet për burra
Shpërndaje

Princi Philip, Duka i Edinburgut u nda nga jeta të premten në moshën 99-vjeçare. Gjithnjë në krahë të mbretëreshës Elisabeth dhe pika e mbështetjes për të, ai do të mbahet mend jo vetëm për kontributet e tij, por edhe për faktin se u bë njeriu që revolucionarizoi dhe vendosi standartin për veshjet e burrave britanikë.
Princi Philip, babai i katër fëmijëve kishte një ndjenjë të duhur të jetës për mënyrën se si paraqitej përmes veshjeve të tij.
“Në të gjitha zgjedhjet e tij të modës, ai kishte shije të pamatë dhe dinte se çfarë i shkonte më shumë. Nuk mendoj se ndoqi vërtetë modën, por zgjodhi veshje që e dinte mirë se i shkonin. Qoftë duke ndjekur detyrat mbretërore apo duke qenë i rastësishëm, ishte gjithmonë i veshur në mënyrë të përshtatshme.”- është shprehur stilistja e famshme Rochelle White ndërsa ka komentuar stilin e tij të veshjes.
Ndërsa merrte pjesë në eventet publike, Duka konsiderohej si një fanatik i stilit klasik; ndërsa jashtë detyrës, këmishat njëngjyrëshe me krahë të gjata ishin zgjedhja e tij.