Pas ndarjes nga jeta të princit Philip, Meghan vendos të ndryshojë marrëdhëniet me familjen mbretërore
Shpërndaje

Ndarja nga jeta e princit Philip ka bërë që Meghan Markle dhe Harry të bashkohen me familjen mbretërore dhe të lënë pas krahëve të paktën për momentin, deklaratat e forta kundër pallatit mbretëror në intervistën me Oprah. Mediat e huaja raportojnë se Meghan ka vendosur të falë familjen mbretërore pas vdekjes së princit Philip dhe të lërë mënjanë pakënaqësitë.
Sipas mediave ajo e ka lënë në dorë të Harry-t nëse duhet të marrë pjesë në funeralin e gjyshit, madje e ka inkurajuar të shkojë pranë familjes për t’i qëndruar afër në këtë moment të vështirë.
“Meghan po e mbështet Harry-n në këtë moment. Ajo e la në dorën e tij nëse duhet të marrë apo jo pjesë në funeral. Meghan mendon se në këtë moment të vështirë familja duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të lënë pas pakënaqësitë. Këtë do të donte edhe princ Philip dhe ajo dëshiron t’i falë e të vazhdojë përpara”- ka thënë një burim për Mailonline. Vetë Meghan nuk do të udhëtojë drejt Britanisë, për faktin se është shtatzënë, por edhe që nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes.