Nga Brad Pitt tek Halle Berry, zbulohen detaje nga ceremonia e Oscar në 25 prill
Shpërndaje

Ceremonia e çmimeve Oscar është parashikuar të zhvillohet më 25 prill virtualisht, ashtu siç janë zhvilluar këtë vit shumicë e eventeve të kësaj natyre. Sipas ‘’USA Today’’ , produksioni u ka dërguar letër të nominuarve duke u kërkuar të jenë prezent fizikisht në ceremoni.
Kujtojmë këtu se produksioni u shpreh në fillim të këtij muaji se ata duan që ceremonia të duket sa më si një film dhe jo si një shfaqje televizive.
Në këtë edicion të 93- të ndarjes së çmimeve prestigjioze Oscar pritet të marrin pjesë shumë personazhe të famshëm të showbizt. Deri më tani nga mediat është konfirmuar pjesëmarrja e Brad Pitt, Halle Berry, Harrison Ford dhe Reese Witherspoon.
Ndryshe nga ceremonitë e tjera të çmimeve (si BAFTA dhe Golden Globes), më 25 prill gjithçka pritet të jetë ndryshe nga pikëpamja e organizimit, më shumë detaje nga të cilat pritet të zbulohen në ditët në vijim.