Pas sagës së famshme të “Harry Potter”, J.K. Rowling publikon librin e parë për fëmijë
Shpërndaje

J.K. Rowling, autorja e famshme e romanit ‘’Harry Potter’’ ka sjellë romanin e parë për fëmijë, që do të bëhet publik më 12 tetor 2021. Romani titullohet “Derrkuci i Krishtlindjes” dhe do të jetë i disponueshëm në shtyp dhe ebook.
Romani portretizon historinë e një fëmijë i cili është gati të bëjë gjithçka dhe të sakrifikojë për të gjetur lodrën e tij të preferuar.
Një histori origjinale, e palidhur me veprat e tjera të J. K. Rowling, për fëmijë të moshës tetë vjeç e lart dhe një përrallë magjepsëse për të gjithë familjen.
Libri do të jetë në dispozicion me ilustrime nga artisti fitues i çmimeve, Jim Field.