DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Tashmë është zyrtare/ Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues janë ndarë

Shpërndaje

Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues kanw pranuar se janë ndarë. Çifti të cilët ishin së bashku që prej vitit 2017 dhe ishin të fejuar që prej vitit 2019 kanë thënë se do të vazhdojnë të jenë miq.

‘’Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje.’’ – është shprehur çifti në deklaratën e tyre zyrtare për ‘’Today’’.

Këngëtarja dhe ish-lojtari i Bejzbollit nuk kanë zbuluar detaje rreth arsyes që e çoi çiftin të marrë këtë vendim, por sipas thashethemeve një tradhti nga ana e Alex mund të ketë çuar në krisjen e marrëdhënies.

Tashmë është zyrtare/ Jennifer Lopez dhe Alex Rodrigues janë ndarë 1

https://www.instagram.com/p/Blqis2OB0vx/?taken-by=jlo

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *