DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Mbretëresha Elisabeth ‘kthehet’ në detyrë, vendimi që merr ‘për të mbrojtur’’ Harry-n

Shpërndaje

Për herë të parë pas disa dekadash, mbretëresha Elizabeth II e gjen veten përballë peshës së kurorës pa pasur në krah bashkëshortin e saj shkruan vanityfair.it.

”Ai ishte thjesht forca ime”, shkroi sovrania menjëherë pas vdekjes së tij, në llogarinë zyrtare në Instagram të familjes mbretërore.

Por me gjithë peshën e dhimbjes dhe zbrazëtinë që ndjen, ajo është kthyer në detyrat e saj mbretërore. Në mes kësaj situate mediat shkruajnë se ajo është gjendur edhe në vështirësi për shkak të raportit mes dy nipave të saj Harry dhe William.

Për të respektuar Harry, ajo ka ndryshuar protokollin e veshjeve në varrimin e Dukës së Edinburgut, të shtunën.

DailyMail ka zbardhur një vendim të minutës së fundit, të miratuar nga Mbretëresha, sipas të cilit kjo e fundit ka vendosur që asnjë mbretëror të mos veshë uniformë ushtarake në mënyrë që funerali të paraqesë një front të bashkuar familjar.

Nëse Mbretëresha nuk do të kishte marr këtë vendim, Harry do të ishte i vetmi mbretëror në funeral pa uniformë ushtarake si gjithë të tjerët.

Mbretëresha Elisabeth ‘kthehet’ në detyrë, vendimi që merr ‘për të mbrojtur’’ Harry-n 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *