Louis Vuitton hedh në treg çantën si aeroplan me vlerën prej 39 mijë dollarësh
Shpërndaje

Louis Vuitton mori vëmendjen e mediave teksa prezantoi koleksionin e veçantë të çantave vjeshtë-dimër 2021 dizenjuar nga Virgil Abloh.
Çanta ka një formë paksa të pazakontë dhe i ngjan një aeroplani komercial dhe ka një çmim prej 39,000 dollarësh.
Drejtori krijues i Louis Vuitton Virgil Abloh, i cili është gjithashtu themeluesi i markës Off-White, njihet për eksperimentimet e tij që gjithmonë tërheqin vëmendje. Vitin e kaluar ai krijoi një çantë të mbushur me arushë të vegjël. Abloh, megjithatë, nuk është i parë që doli me çanta në formë të çuditshme, një mënyrë që ndjekin shtëpitë e modës për të tërhequr vëmendjen më shumë sesa të bëjnë shitje. Ky koleksion u prezantua në Paris në janar dhe tani do të dal në dyqane.
Louis Vuitton Fall/Winter 2021 Airplane Bag by Virgil Abloh
💰$39,000 pic.twitter.com/GEUmoylYqD
— SAINT (@saint) April 2, 2021