DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora pozon për koleksionin e ri të “Gucci”

Shpërndaje

Edhe Rita Ora është zgjedhur ambasadore e brandit ‘’Gucci’’ për të promovuar koleksionin e tyre më të ri, të quajtur “Gucci Aria”, së bashku me Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Madonna. Në disa fotografi ekskluzive të siguruara nga DailyMail të enjten, këngëtarja dukej tejet tërheqëse në një veshje shumëngjyrëshe të koleksionit të “Gucci Aria”.

Një fund i materialit saten me një dizajn të larmishëm, kombinuar me bluzën shumëngjyrëshe i dhanë një pamje edhe më joshëse artistes me origjinë shqiptare.

Ylli i muzikës i shtoi pamjes edhe më shumë bukuri me një çantë blu, kombinuar me një palë këpucë elegante në ngjyrë të bardhë.

Rita i shtoi një shkëlqim pamjes me sandale të holla me xhevahire dhe stoli ari klasike.

Rita e cila ka qëndruar në Australi që prej shkurtit për xhirimet e “The Voice Australi”, ku ishte e ftuar si anëtare e jurisë, pritet të kthehet së shpejti në Britani.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *